Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

  • Të ikë Edi Rama 78%
  • Të ruajë shtetin dhe rrugën europiane të vendit 21%
  • Të bëjë kompromis me Berishën 0%
Loading ... Loading ...
 

“Secili të mbajë përgjegjësinë e vet”/ Leka: Koha të mendojmë se si të zgjidhim situatën për të lënë pas dhunën

schedule23:54 - 19 Tetor, 2026

schedule 23:54 - 19 Tetor, 2026

Analisti Martin Leka, në “Ora e Fundit” në ABC News, komentoi protestën dhe situatën politike në vend, duke theksuar se dhuna duhet të dënohet me forcë dhe se tashmë është koha që palët të përqendrohen te zgjidhja e situatës.

Leka u shpreh se kryeministri ndodhet përballë një presioni të madh politik, ndërsa theksoi se diskutimi nuk duhet të mbetet vetëm te gabimet e së shkuarës, por te përgjegjësia që duhet të marrë secili për të shmangur përshkallëzimin e situatës.

Analisti nënvizoi se secili duhet të mbajë përgjegjësinë e vet, duke shtuar se vëmendja duhet të përqendrohet te kapërcimi i krizës dhe jo te debatet për personat që janë afruar apo larguar nga kryeministri.



Kryeministri është njeriu tek i cili janë përqendruar të gjitha bateritë, jo vetëm protestuesit, por dhe plot të tjerë. Sigurisht nuk është pozita më komode është më e vështirë që ka patur ndonjëherë që nga marrja e detyrës si kryeministër. Fakti që flet për vija të kuqe tregon se çdo njeri i përgjegjshëm në këtë vend, duhet të mos i kushtohet më rëndësi retorikës së si erdhën deri këtu, por jemi në luftë dhe duhet të zgjidhim situatën sepse na dërgon në tunelet e errëta të vitit ’97. Dhe secili duhet të mbajë përgjegjësitë dhe mendoj se kryeministri për këto flet. Ajo që mendoj sot është fakti që kryeministrit nuk duhet t’i përmenden gabimet…kë afroi apo kë largoi. Sepse është një situatë tjetër”, tha ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!