Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Protesta mbyllet pa dhunë/ Përplasje në kryeqytet, por policia “bllokon” protestuesit e dhunshëm

schedule23:40 - 19 Tetor, 2026

schedule 23:40 - 19 Tetor, 2026

Dita e 7 e protestës nisi me gurë dhe u mbyll me valle. Pas disa orësh qetësie gjatë pasdites, mbrëmja në Tiranë riktheu përplasjet e dhunshme mes protestuesve të maskuar dhe policisë.

Me shkopinj druri në duar, gurë, molotovë e breshëri fishekzjarrësh, grupet e të maskuarve sulmuan efektivët, ndërsa u vunë flakën koshave të mbeturinave për të krijuar barrikada.

Por sulmet e kësaj të hëne ishin më pak të dhunshme se ditët e tjera të protestës, e madje, në përfundim të tubimit, protestuesit kërcyen në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.



Protesta nisi qetë. Një grup modest protestuesish marshuan nga Rruga e Durrësit përgjatë Lanës.

Por, kur arritën para Gjykatës së Apelit të Përgjithshëm, u shënua edhe incidenti i vetëm deri në orën 15:00.

Protestuesit thyen fillimisht tabelat, e më pas tentuan t’u vinin flakën.

Vazhduan të godisnin me gurë ndaj gjykatës dhe shkatërruan zyrën e pritjes për qytetarët, duke shkaktuar frikë te punonjësit dhe qytetarët që ndodheshin në gjykatë.

Protestuesit nisën të shpërndahen, ndërsa u dëgjuan sirenat e policisë, e cila vuri nën kontroll situatën.

Për dëmet me sende të forta ndaj dyerve dhe dritareve të godinës së Gjykatës së Apelit të Përgjithshëm, policia thotë se ka vënë në pranga pesë persona dhe ka shpallur në kërkim 15 të tjerë.

Deri të mërkurën, gjykatat do të vendosin nëse ata do të qëndrojnë në burg. Por gjasat më të mëdha janë që edhe dhunuesit e Gjykatës së Apelit të lirohen.

Gjykatat kanë liruar shumicën e dhunuesve që dogjën Tiranën përgjatë një jave.

Vetëm dy persona janë në burg dhe dy të tjerë në arrest shtëpie. Për më shumë se 100 persona të tjerë është caktuar vetëm detyrimi për paraqitje.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!