Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Qeveria nuk po ruan sa duhet qytetin”, Minxhozi: Tirana duhet të dalë nga pengmarrja e një grupi të armatosur dhe të maskuar

schedule21:51 - 19 Tetor, 2026

schedule 21:51 - 19 Tetor, 2026

TIRANË- Analisti Skënder Minxhozi deklaroi se kryeministri Edi Rama nuk pati një reflektim serioz ndaj kërkesave të protestuesve, të cilët kanë dalë në rrugë që prej muajit qershor. Ai theksoi se deputetët nuk duhet të jenë thjesht në fazën e njohjes së problemeve të qytetarëve, por duhet të angazhohen për gjetjen e zgjidhjeve, duke qenë se qeverisja e Partisë Socialiste është në vitin e 13-të të qeverisjes.

Në përfundim, Minxhozi argumentoi se në sfondin e protestave dhe tensioneve sociale që po përjeton vendi qëndron një krizë e thellë sociale dhe ekonomike, e cila, sipas tij, prek një pjesë jo të vogël të popullsisë shqiptare.

“Gjatë verës doli kryeministri dhe u tha se “po iu dëgjoj dhe do reflektoj”, Cili ishte reflektimi? Reflektimi për mua ishte jo serioz. T’ju thotë ju deputeteve që ju do shkoni dhe do merrni takim me elektoratin dhe do ta pyesni çfarë hallesh ke, unë jam i bindurës kjo për ju është detyrë primare, që kur merr mandatin. Detyrën presupozohet që ta bëni.



Nuk jeni në moment leximi të halleve, jeni në vitin e 13 dhe jeni në moment zgjidhjeje të halleve dhe e dyta që duhet të biem dakord njëherë e mirë z. Balla, që unë e di se të gjithë qeveritë këtë tendencë kanë patur: këtu s’ka të varfër, restorantet plot, sezoni plot.

Problemi është çfarë del jashtë këtyre. Unë mendoj se është një shkak i palëvizshëm në sfondin e madh të kësaj turbullire sociale që ne jetojmë: është një krizë e madhe sociale dhe ekonomike është e madhe për një pjesë jo të vogël të popullit shqiptar. Sidomos sociale, por janë të lidhura bashkë”, tha ai.

Më tej ai tha se: “Tirana duhet të dalë nga pengmarrja e një grupi të armatosur dhe të maskuar. Qeveria nuk po ruan sa duhet qytetin”

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!