Protesta në Rrugën e Kombit/Përplasje mes protestuesve e policisë

schedule14:40 - 31 Mars, 2018

schedule 14:40 - 31 Mars, 2018

Përfundon protesta në rrugën e Kombit. Pas rreth 4 orësh aksion disa prej protestuesve janë larguar ndërsa ka rifilluar qarkullimi i automjeve.  Aktualisht gjendja paraqitet e qetë dhe banorët presin një përgjigje nga qeveria në lidhje me tarifimin e rrugës së Kombit.

Protestuesit bllokuan rrugën e Kombit dhe thyen kordonin e policisë.  Më pas u afruan tek kabinat e ngritura dhe sportelet .

Kështu efektivët e policisë të ardhur nga Tirana, Shkodra, Lezha dhe të ndihmuara nga FNSH janë dorëzuar para protestuesve dhe i kanë lënë të vazhdojnë planin e tyre për organizimin e sotëm.

Protestuesit kanë thyer dhe  dëmtuar të gjitha sportelet. Madje zemërimi i tyre shkon edhe më tej pasi  i vunë flakën komplet sistemit të ngritur për vjeljen  e taksës për rrugën e Kombit.

Raportohet se nga protesta kanë mbetur të plagosur 4 persona, mes tyre edhe efektivi i qarkullimit rrugor Adem Visha.

Megjithë plagët e marra të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë që vazhdon të jetë i bllokuar prej disa orësh segmenti nga Kukësi deri tek Tuneli i Kalimashit. Një numër i madh automjetesh dhe kamionësh kanë krijuar radhë kilometrike, pasi presin për të kaluar në Rrugën e Kombit.  /abcnews.al