Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Carney tallet me Trump/ Kryeministri i Kanadasë ironizon presidentin e SHBA me një komedian

schedule23:39 - 23 Nëntor, 2026

schedule 23:39 - 23 Nëntor, 2026

Kryeministri kanadez Mark Carney ka ironizuar presidentin amerikan Donald Trump gjatë darkës vjetore të Galerisë Parlamentare të Shtypit, të mbajtur në Otavë. Përmes një imituesi të Trumpit, por edhe me batuta të drejtpërdrejta, Carney komentoi marrëdhëniet mes Kanadasë dhe Shteteve të Bashkuara, negociatat tregtare dhe mënyrën se si administrata amerikane komunikon me mediat.

Në skenë u shfaq komediani kanadez Mark Critch, i cili imitoi presidentin amerikan, duke kopjuar mënyrën e të folurit, gjestet dhe shtrëngimin karakteristik të duarve të tij. Gjatë dialogut me Carney-n, imituesi bëri disa batuta për marrëveshjen tregtare mes dy vendeve.

“E quaj Mark. Nuk e quaj guvernator në sy, sepse jam frikacak. Por ne do të bëjmë një marrëveshje të shkëlqyer. Ka vetëm një pengesë: unë. Sepse jam i çmendur, por kjo nuk ka rëndësi.”



Gjatë fjalimit, imituesi bëri gjithashtu ironi me largimet e disa deputetëve nga kampi konservator i Pierre Poilievre. Duke iu referuar premtimit të Trumpit për ndërtimin e një muri në kufirin me Meksikën, ai tha se do të ndërtonte një mur edhe në Kanada, për të ndaluar largimin e politikanëve, ndërsa shpenzimet do t’i paguante vetë vendi.

Një nga momentet kryesore të mbrëmjes ishte shkëmbimi mes Carney-t dhe imituesit të Trumpit për çështjen e medias. Kur ky i fundit e pyeti kryeministrin se kë do t’i sugjeronte për zëdhënës të shtypit, Carney iu përgjigj duke ironizuar mënyrën se si administrata amerikane trajton gazetarët.

“Zoti President, nëse më lejoni, gazetarët janë krejt ndryshe nga zëdhënësi i shtypit. Zëdhënësi debaton me gazetarët, nuk u përgjigjet pyetjeve dhe i akuzon mediat se publikojnë lajme të rreme.”

Carney bëri gjithashtu një batutë për liderin konservator kanadez Pierre Poilievre, duke e pyetur nëse mund ta ndihmonte imituesin të gjente një vend pune pranë zëvendëspresidentit amerikan JD Vance.

Në fund të mbrëmjes, kryeministri komentoi me humor edhe paraqitjen e tij, duke thënë se raporti zyrtar i zyrës së tij do ta përshkruante si një performancë shumë gazmore dhe kryesisht dinjitoze./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!