Ka shkuar në 9 numri i viktimave nga koronavirusi në Malin e Zi. Lajmi është bërë i ditur nga Instituti i Shëndetit Publik në Mal të Zi, ku ndër të tjera ka bërë me dije se pacienti në fjalë për shkak të situatës së rënduar, me 30 prill u dërgua për shërim në spitalin e Gracit, në Austri.
Mali i Zi është dhe vendi i vetëm në Ballkan që duket se po paraqet një qëndrueshmëri porsa i përket menaxhimit të situatës së koronavirusit.
Numri i përgjithshëm i të infektuarve në Mal të Zi, prej fillimit të pandemisë me COVID-19 është 324. Ndërkohë numri i të shëruarve shkon në 290, ndërsa në fazën e shërimit janë 25 persona ( 10 nga Ulqini, 6 nga Podgorica, 3 nga Tivari, 3 nga Gucia, 1 nga Plava, 1 nga Herceg Novi dhe 1 nga Bijelo Pole)./abncews.al