Rusia vijon me raste rekord të koronavirusit gjatë ditëve të fundit.
Mësohet se gjatë 24 orëve të fundit janë konstatuar 10 817 raste të reja me koronavirus duke e çuar në 198 676 numrin total të të prekurve në vend.
Numri i rasteve pozitive është rritur me më shumë se 10,000 në ditë që nga e diela duke e bërë Rusinë vendin e pestë më të infektuar në botë.
Rusia kapërceu Francën dhe Gjermaninë të enjten. /abcnews.al

