Paralajmërimi i frikshëm i ekspertëve: Sëmundje të tjera vdekjeprurëse mund të zhvillohen në muajt e ardhshëm

schedule17:29 - 8 Maj, 2020

schedule 17:29 - 8 Maj, 2020

Gjatë muajve të ardhshëm ekspertët e ndryshëm të shëndetsisë janë shprehur se pritet që rastet e malaries, HIV / AIDS dhe sëmundje të tjera mund të zhvillohen më shumë në të gjithë botën, në kohën që të gjithë sistemet globale të shëndetit mblidhen për të luftuar pandeminë koronavirus , thonë ekspertët globalë të shëndetit.

Shumë ekspertë kanë thënë për CNN , disa prej të cilëve shërbyen në qeverinë amerikane, shprehën shqetësimin se virusi që tashmë ka marrë më shumë se 268 mijë jetë njerëzish mund të ketë efekte shkatërruese në sigurinë e shëndetit ne te gjithe globin.

“Nëse nuk kontraktojnë COVID-19, por vdesin nga malarja, padyshim që kjo nuk është gje e mirë për njerëzimin. E gjithë kjo punë nuk mund të ndalet sepse vëmendja u zhvendos diku tjetër, ajo duhet të vazhdojë,” tha Bill O’Keefe, Zëvendës Presidenti Ekzekutiv për Misionin, Mobilizimin dhe Avokatinë në Shërbimet e Ndihmës Katolike.

Presidenti dhe CEO i ONE Campaign, një grup që lufton varfërinë ekstreme dhe sëmundjet e pashërueshme, Gayle Smith ka theksuar se beteja duhet të luhet në shumë fronte.

Ndër të tjera specialistë të tjerë kanë theksuar se tashmë kishte prova se trajtimet shëndetësore po ndikohen nga mbylljet, bllokimet, ndërprerjet e zinxhirit të furnizimit dhe madje edhe frika për të shkuar në institucionet mjekësore./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!