Një banese është përfshirë nga flakët në fshatin Balldre të Lezhës. Për pasojë shtë asfiksuar nga tymi një e moshuar. Shkak për zjarrin është bërë një bombul gazi që ndodhej në magazinën ngjitur me banesën dhe që përdorej për gatim.
Forcat zjarrfikëse kanë bërë të mundur neutralizimin e flakëve pasi këto të fundit po përhapeshin me shpejtësi të favorizuara nga era e madhe. E lënduara mësohet se është dërguar në Spitalin Rajonal të Lezhës dhe ende nuk dihet gjendja e saj shëndetësore. /abcnews.al/