Borussia Dortmund e ka të vështirë të mbajë Jadon Sancho në skuadër. Ylli anglez pëlqehet shumë dhe klubet e mëdha janë gati të hapin thesin për të. 20-vjeçari ka adhurues të shumtë në Premier League. Manchester United mbetet klubi favorit për të siguruar shërbimet e sulmuesit të djathtë, por situatën po e monitoron edhe Juventusi.
Verdhezinjtë gjermanë kanë nisur prej kohësh punën për të gjetur pasuesin e Sanchos. Lajmet që vijnë nga Italia flasin për një interesim në lidhje me Ansu Fati. 17-vjeçari është një nga talentet më të mëdhenj të Barcelonës, por mungesa e hapësira mund ta shtyjë të provojë një aventurë të re.
Dy klubet kanë marrëdhënie shumë të mira prej kohës që bënë biznes në lidhje me Ousamane Dembele. Kampionët e Spanjës mund të heqin dorë nga adoleshenti vetëm për huazimin ose shitjen e tij, me përfshirjen e klauzolës që do t’u siguronte katalanasve të drejtën e riblerjes në të ardhmen. /abcnews.al