Kryeministri Rama u ka bërë thirrje personave që marrin ndihmë ekonomike, që ta shfrytëzojnë pagesën për t’u kualifikuar. Shefi i qeverisë foli për projektin e riaktivizimit të tregut të punës, duke bërë të ditur se u ka kërkuar drejtuesve të zyrave të punës në mbarë vendin të ndërmjetësojnë edhe me bizneset për punësimin e qytetarëve të papunë.
Këta janë disa nga të rinjtë që sipas kryeministrit Edi Rama kanë zgjedhur të aftësohen për punë në qendrat profesionale.
Këta janë shembujt tha kryeministri Edi Rama se kush del nga ndihma ekonomike dhe është i aftë për punë ka mundësi të bëjë kurse profesionale falas në qendrat e formimit profesional.
Ndërsa ministri i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj vuri në dukje se në këtë takim janë edhe shumë sipërmarrje që kanë bashkëpunim me zyrat e punës dhe shërbimin kombëtar të punësimit bë funksion të punësimit të të rinjve, por edhe të ndërmjetësimit.
Përtej debatit politik tha ministri Ahmetaj, ndihma ekonomike për ato familje që janë brenda skemës apo ato që kanë dalë për shkak të pikëzimit, qëllimi është që ti jepet zgjidhje situatës së tyre dhe të riintegrohen. /abcnews.al