Konfirmohen edhe 12 raste të reja me koronavirus në Shkodër. Burime për ABC News bëjnë me dije se pjesa më e madhe e tyre janë familjarë të dy rasteve pozitive që u konfirmuan paraditen e sotme në qytetin e Shkodrës.
Ndërkohë Ministria e Shëndetësisë raportoi për 14 raste me Covid-19 në këtë qark. Siç raporton gazetari i ABC News Simon Shkreli, rezulton se dy rastet e reja paraditen e sotme, ishin një grua në lagjen Kiras, dhe një burrë në Dobraç të Shkodrës.
Po ashtu mësohet se 6 persona nga 12 rastet e konfirmuara së fundmi, janë anëtarë të një familje, të cilët banojnë në lagjen Dobrac, dhe një pjesë tjetër e të infektuarve banon në lagjen Kiras të Shkodrës.
Gazetari Simon Shkreli raportoi për abcnews.al se personi i infektuar nga Doraçi ka dyqan në Shkodër, ku tregton materiale elektrike dhe ndërtimore, dhe dyshohet se ka patur kontakte me shumë persona.
Situata me gjendjen shëndetësore të 12 personave të rinj me koronavirus në këtë qark paraqitet e qëndrueshme. Në total numri i të infektuarve në këtë qark shkon në 26 raste./abcnews.al