Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

‘Konflikti ende larg nesh’, Nufi: Turqit janë ende në Pashaliman, bashkëpunojmë me SHBA

schedule23:07 - 24 Nëntor, 2026

schedule 23:07 - 24 Nëntor, 2026

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, ka hedhur poshtë pretendimet se droni që goditi një anije ruse në brigjet e Libisë është nisur nga territori shqiptar.

I ftuar në emisionin “Real Story” në ABC News, ai e cilësoi incidentin e Bengazit si mjaft të rëndë, ndërsa theksoi se përshkallëzimi i luftës në Ukrainë përbën një shqetësim serioz për sigurinë dhe stabilitetin në rajon.

“Hedh poshtë zërat se droni u nis nga territori shqiptar.”



Sipas ministrit të Mbrojtjes, dezinformimi është një problem serioz, ndërsa kujtoi se Shqipëria ishte ndër shtetet e para që u angazhuan për t’i bërë ballë pas sulmeve kibernetike të vitit 2022.

Sipas tij, lufta online dhe dezinformimi mund të bëhen shkak për nisjen e një konflikti konvencional.

Nufi mendon se Shqipëria nuk rrezikohet nga shpërthimi i një konflikti, ndryshe nga shtetet në Europën Veriore. Por një sulm nuk mund të përjashtohet as në Ballkan.

“Ndjesia për një mundësi shpërthimi konflikti në vendet e NATO-s është shumë më e gjallë në veri të Europës sesa në Tiranë. Isha në Oslo, në Forumin e së Ardhmes së Atlantikut. Ajo që unë përcolla është që nuk është e pamundur mundësia e një sulmi në veri të Europës, por edhe në vendet e Ballkanit. Rasti i Kosovës ende nuk është zgjidhur dhe këto zhvillime vijnë si pasojë e fushatave të dezinformimit. Shtetet e NATO-s ndihmojnë Ukrainën.”

Nufi konfirmoi edhe tentativën e një sulmi me dron ndaj Kryeministrisë, kryesisht në zonën e Kopshtit të Edenit.

Ministri i Mbrojtjes sqaroi edhe bashkëpunimin e shtetit shqiptar me investitorin privat në prodhimin e armëve, Ron Yeffet.

SINKRON ERMAL NUFI

“Kompania shtetërore vendos një aset të vjetër, pala private sjell financat, teknologjinë dhe licencën. Ajo që ne patjetër duam të ngremë janë impiante prodhimi për nevojat minimale që kanë Forcat e Armatosura dhe Forcat e Sigurisë. Investimet vijnë nga kapitalet private. Rasti i Ron Yeffet, nuk merrem me përgjimet e dynjasë. Ish-zëvendëskryeministri është larg, ia jep dikush tjetër. Po të ishte i besueshëm, do të përballej me drejtësinë. Bashkëpunimi i dytë është prodhimi i armëve të lehta. Investimi është i gjithë privat. Akoma nuk ka ardhur teknologjia që të shkojmë te akuzat për trafik armësh. Është absurde. Kemi edhe dy bashkëpunime të tjera.”

Nufi theksoi partneritetin besnik me Turqinë, Gardën Kombëtare të New Jersey-t dhe partnerët amerikanë në fushën e mbrojtjes.

“Turqit janë në Pashaliman. Partnerët tanë në fushën e mbrojtjes janë të qartë. Kemi bashkëpunim me palën turke, Gardën Kombëtare të New Jersey-t, me palën amerikane. Me kredinë që morëm nga Amerika do të zgjerojmë flotën e helikopterëve. Ne kemi nënshkruar kontratën, janë tre avionë Air Tractor që do të vijnë.”/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!