Gjenerali Dedë Prenga thotë se Shqipëria është bërë objekt i dezinformimeve.
Në një intervistë për “Ora e Njëmbëdhjetë” në ABC News, Prenga u shpreh se tashmë vendi ynë nuk ka imunitet nga lufta hibride.
Sipas tij, kërcënimet nga Rusia, janë ndaj të gjitha vendeve të NATO-.
“Ne jemi tashmë dhe nuk kemi imunitet edhe nga forma e zhvillimit të luftës hibride. Natyrshëm, kemi dy nivele që nuk janë të kënaqur, si me Iranin, si me Rusinë. Vendosja e një pjese të opozitës së regjimit iranian, kemi qenë objekt i dezinformimeve, për t’u përfshirë brenda taktikave, për të qenë të kërcënuar. Natyrisht kjo, edhe nga pala ruse. Unë e shikoj si përpjekje të Rusisë, për të nxitur aktorë e faktorë të tjerë, për të shkaktuar situata të pakëndshme për sigurinë. Ne kemi 17 vjet me të drejta të plota në NATO, këto janë kërcënime edhe ndaj NATO-s vetë”, theksoi ai./abcnews.al



