Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Dhunoi të moshuarin për tre kokrra limoni, e pëson keq tregtari në Tiranë

schedule13:29 - 23 Mars, 2020

schedule 13:29 - 23 Mars, 2020

Bashkia e Tiranës i ka hequr lejen e hapësirës tregtarit i cili dy ditë më parë dhunoi një të moshuar pasi mendoi se nuk kishte paguar tre kokrra limoni.

Në fakt, e vërteta ishte ndryshe, i moshuari i kishtepaguar limonat, gjë të cilën e pranoie edhe tregtari, por tashmë dëmi ishte bërë.

Lajmin e ka dhënë vetë kryebashkiaku Veliaj përmes një postimi në twitter, teksa apelon se në një kohë që kryeqyteti po kalon një sfidë të jashtëzakonshme, kjo nuk është arsye që të humbasim njerëzillëkun e të vëmë fitimin para humanizmit.



“Kryeqyteti po kalon një sfidë të jashtëzakonshme, por kjo NUK është arsye që të humbasim njerëzillëkun e të vëmë fitimin para humanizmit! Subjektit GK, ku u dhunua i moshuari dje, IU HOQ LEJA E HAPËSIRËS – le të rrijë në karantinë disa kohë sa të rifitojë”, shkruan Veliaj.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!