“Italia do t’ju duket lule”, mjeku infeksionist Tritan Kalo mesazh për gjithë shqiptarët

schedule12:57 - 23 Mars, 2020

schedule 12:57 - 23 Mars, 2020

Është përshkallëzuar situata që ka shkaktuar koronavirusi në vendin tonë. Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 3 viktima, mes tyre një 43 vjeçar i cili  nuk vuante nga asnjë sëmundje tjetër, që do të thotë se Covid-19 nuk kursen edhe personat e shëndetshëm.

Lexo edhe: Ka shpresë, kjo është mrekullia që ndodhi sot tek Infektivi

Pas kësaj situate të rënduar, mjeku infeksionist Tritan Kalo, i cili ndodhet në vijën e parë të stafit mjekësor, i cili përballet me këtë virus, ka dhënë mesazh për të gjithë shqiptarët.

Lexo edhe: Dalin shifrat: Me qindra, kaq italianë u vranë nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit

“Jemi të izoluar në tre kate të ndryshme. NËSE MUNDENI transmetojeni këtë mesazh:

Ju bëj thirrje pjesës së popullit të padijshëm e të pandijshëm,  se me këtë mënyrë sjellje të pa përgjegjshme përkundrejt Covid-19, nuk do të jetë e largët dita kur  Italia do t’ju duket lule. Ruajeni e duajeni vetveten tuaj, qëndroni në shtëpi që t’ju mbrojë e shpëtoj Mjeksia e Perëndija bashkë. JU LUTEM!!! 

Covid-19 nuk njeh moshë prekje të tij. Gjithkush është i kërcënuar. Mbylluni në shtëpi e respektoni distancimin social. Është një situatë e përkohëshme prej së cilës do të dalim me më pak humbje jetësh e lëndime shëndetsore, nëse mendojmë e veprojmë të ndërgjegjësuar se me çfarë “armiku tinzar e të rrezikshëm” po përballemi.

Ju duam shumë ndaj edhe ju duajeni veten tuaj e respektoni sakrificat tona. Bashkë do tia dalim!!!”  Dr. Tritan Kalo”, shkruan mjeku./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!