Rriten shifrat e të infektuarve, reagon Basha: Të mbyllen fasoneritë dhe call-centerat

schedule19:30 - 22 Mars, 2020

schedule 19:30 - 22 Mars, 2020

Pas rritjes së shifrave të të infektuarve nga Koronavirusi në Shqipëri ka reaguar kreu i Partisë demokratike Lulzim Basha.

Përmes një statusi në Facebook Basha shkruan se shifrat janë drejt rritjes ndaj dhe shtohet nevoja për të ndërmarrë plan të detajuar masash për parandalimin e përhapjes së virusit.

Basha  thotë se duhet të shpallet gjendja e fatkeqësisë natyrore në të gjithë vendin  dhe të mbyllen fasoneritë dhe call-centerat gjithashtu dhe sipërmarrjet me numër të madh punonjësish.

Postimi i plotë:

“Shifrat e të prekurve nga COVID 19 po rriten. Prandaj shtohet nevoja për të ndërmarrë një plan të detajuar masash për parandalimin e përhapjes së shpejtë të virusit.  Pa u bërë tepër vonë duhet vepruar për ti dalë të keqes përpara.

Duhen marrë masa të menjëhershme:

  1. Të shpallet gjendja e fatkeqësisë natyrore në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë. Të mbyllen call centers, fasoneritë dhe sipërmarrjet e tjera me numër të madh punonjësish në një hapësirë të mbyllur që kanë probabilitet të lartë për të përhapur virusin.
  2. Të hartohet një plan masash i detajuar dhe me afate të mirëpërcaktuara për mënyrën e operimit të bizneseve që janë të domosdoshme për jetën e qytetarëve.
  3. Marrjen e masave të menjëhershme diktuar nga gjendja e jashtëzakonshme për të garantuar kushtet jetike për të gjithë qytetarët që për shkak të pamundësisë për të punuar nuk përballojnë nevojat e përditshme.

Ne duhet të bëjmë gjithçka për ta kaluar me sa më pak dhimbje këtë situatë të vështirë. Qytetarët duhet të vazhdojnë të qëndrojnë në shtëpi ndërsa qeveria duhet t’u japë siguri për të përballuar jetesën e tyre”, shkruan Basha./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!