Ditën e sotme Italia ka shënuar 651 viktima duke e çuar numrin total të të vdekurve në 5476. Ndërkohë nga raportimi i fundit i autoriteteve vendase është mësuar se numri i të infektuarve ka shkuar në 59 138 .
Italia prej ditësh ka parë një rritje të ndjeshme të numrit të viktimave. Për dy ditë u regjistruan mbi 400 të vdekur, të premten ishin 627 viktima ndërsa dje u shënuar edhe numri i frikshëm 793 viktima.
Këto shifra të larta që po shënohen çdo ditë kanë bërë që italia t’ia kalojë edhe Kinës për nga numri i të vdekurve nga koronavirusi./abcnews.al