Duket sikur hallet janë lënë të gjitha prapa.
Shumë ka vuajtur “kombi I kaltër” edhe pse vetëm 5 vjet më parë Italia e tij u shpall kampione e Europës në “Uembli” të Londrës.
Gjithsesi, tri dështime kolosale në tri botërorë radhazi kanë lënë shenjën e ndoshta tifozët sikur nuk po besojnë që kohët e lumtura po kthehen.
Sukses 3-1 ndaj Turqisë me gola të shënuar nga Skamaka, Kalafiori dhe Espozito.
Fitorja në stadiumin “Dal Ara” të Bolonjës ishte e merituar, edhe pse e vështirë edhe për shkak të rrethanave.
Trajneri Roberto Mançini, pikërisht ai që u shpall kampion I kontinentit, bëri 9 ndryshime në formmacionin titullar, në krahasim me duelin e kaluar, që ishte barazimi 1-1 në “Sent Denis” ndaj Francës.
Edhe epërsia e italianëve nuk ishte e pastër, e dukshme, përkundrazi.
Turqit mbajtën topin 55 për qind, dhe patën thuajse të njëjtin numër ndeshjesh, në kuadrat e jashtë tij.
Gjithsesi, Italia është kthyer, me tre rezultate pozitivë radhazi pas humbjes së parë në “Olimpiko” të Romës ndaj Belgjikës.
Tashmë, është shumë pranë vendi I dytë në grup e ndoshta mendohet I pari, ndërsa në 12 nëntor Të Kaltrit do të kenë sfidën e madhe, atë ndaj Francës në “San Siro”.


