MEPJ njoftim për shqiptarët që ndodhen në Kanada

schedule20:25 - 21 Mars, 2020

schedule 20:25 - 21 Mars, 2020

Të  gjithë shqiptarët që kanë ngelur në Kanada për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi  duhet të aplikojnë online për të zgjatur statusin e tyre të qëndrimit atje.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, përmes një njoftimi për mediat bën me dije se sipas autoriteteve kanadeze, të gjithë shtetasit e huaj që nuk kanë mundur të largohen nga Kanadaja, mund të aplikojnë online për zgjatjen e statusit të qëndrimit, para përfundimit të tij.

Njoftimi i plotë:

Njoftim për qytetarët shqiptarë që ndodhen në Kanada.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme informon gjithë shtetasit shqiptarë që ndodhen në Kanada, se sipas autoriteteve kanadeze, të gjithë shtetasit e huaj që për shkak të situatës së krijuar për shkak të COVID-19, nuk kanë mundur të largohen nga Kanadaja, mund të aplikojnë online për zgjatjen e statusit tuaj të qëndrimit, para përfundimit të tij.

Aplikimi mund të bëhet online në linkun: https://bit.ly/2UaëUkE. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!