Gjashtë shqiptarë kanë qënë pjesë e garës në zgjedhjet e mesmandatit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ata janë Shpëtim Qorraj, Diamant Hysenaj, Peter Lumaj, Alma Sarelli Shkreli, Joe Hoxha dhe Edlira Sako.
Rezultatet për katër prej tyre nuk kanë qënë fituese, ndërsa Sako dhe Joe Hoxha mbeten ende në pritje të përfundimit të numërimeve.
Po për çfarë garuan shqiptarët e përfshirë në politkën amerikane, cili është profili i tyre dhe cilën parti mbështetën?
Shpëtim Qorraj, shqiptarë i Kosovës, djali i dëshmorit më ushtrinë çlirimtare të Kosovës Mustafë Qorraj, garoi nën logon e demokratëve, për një vend në Asamblenë e shtetit të Neë Yorkut në distriktin 64. (staten island dhe Brookyn).
Ai arriti të siguronte 39.3 % të votave përballë republikanit Michael Tannousis.
Qorraj ka emigruar nga Kosova në SHBA në vitin 2011, ndërsa premtimet e tij kryesore ishin ulja e kostos së jetesës, strehimi i përballueshëm, përmirësimi i transportit, siguria dhe arsimi publik dhe mbështetja e bizneseve të vogla.
Diamant Hysenaj ishte gjithashtu shqiptarë në garë.
Kandidat për Kongresin Amerikan, Distrikti 14, Neë York, përballe Alexandria Ocasio-Cortez. Ai mundi të siguroj vetëm 21 % të votave.
Në Connecticut Peter Lumaj, garoi për republikanët, si kandidat për sekretar të shtetit, përballë Stephanie Thomas. Ai siguroi jo pak, por 332,084 vota ose 38.5%, por nuk mundi të siguroi fitoren.
Joe Hoxha, shqiptari nga Tirana, kandidoj për republikanët në Dhomën e përfaqësuesve të Connecticut, përballë Nate Broën. Për të rezultatet janë ende në përpunim…
Në të njëjtin shtet në garë u fut edhe Alma Sarelli (Shkreli), shqiptarja me origjinë nga Shkodra, garoi nën siglën e republikanëve, si kandidate për senatin e vendit. Ajo siguroi edhe mbështetjen e Partive të Pavarura, por gjithësesi nuk arriti të merrte fitoren.
Nën ethet e garës vijon të jetë Edlira Sako, nga Lushnja. Ajo garon për Demokratët, si kandidate për Senatin e Michiganit. Ajo gjithësesi e shenoi një fitore. Në primaret e demokratëvë në 4 gusht 2026 ajo fitoi me 52 % përballë kandidatëtit tjetër të së njejtës parti.
Nga gjashtë shqiptarët në garë, 2 prej tyre ishin me demokratët, pjesa tjetër në krahun e republikanëve të Donald Trump./abcnews.al


