Rast i ri me koronavirus në Fier: 55-vjeçari niset me urgjencë drejt Tiranës, u infektua nga vëllai

schedule10:08 - 21 Mars, 2020

schedule 10:08 - 21 Mars, 2020

Një rast i ri me koronavirus është konfirmuar në fshatin Frakull të Fierit. Gazetarja Valbona Davidhi raporton për abcnews.al se bëhet fjalë për një burrë 55 vjec.

Burri është  derguar në spitalin Infektiv mbrëme. Mësohet se 55-vjeçari është infektuar nga vellai i saj në Dërmenas qe erdhi nga Italia. Në Fier ka shkruar kështu deri në tani në 8 numri i të infektuarve.

Ditën e djeshme ministria e Shëndetësisë konfirmoi se në Shqipëri janë 70 persona të konfirmuar me koronavirus. Ndërkohë gjatë mbrëmjes ministrja Ogerta Manastirliu ndau lajmin e mirë se dy pacientë kanë rezultuar negativë në testin  dytë dhe janë gati të lënë spitalin. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!