Milan nuk heq dorë nga Rodrigo De Paul. Argjentinasi pëlqehet shumë nga kuqezinjë, të cilët mbeten në kontakt me agjentin e mesfushorit ofensiv të Udineses. 25-vjeçari është pika më e fortë e skuadrës friulane, teksa numëron 17 ndeshje të zhvilluara me kombëtaren e tij.
Gazzetta dello Sport raporton se klubi italian është i interesuar edhe për Matias Zaracho. 22-vjeçari është pjesë e Racing Club, aktivizohet në rolin e mesfushorit ofensiv dhe në të dy krahët e sulmit (debutoi 26 marsin e kaluar me kombëtaren e Argjentinës).
Drejtori sportive, Frederic Massara vijon negociatat me agjentët e dy lojtarëve latinë, por akoma nuk është i sigurt qëndrimi i tij te Milani, njësoj si ai i Paolo Maldinit, drejtorit teknik të klubit të famshëm italian. /abcnews.al