Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një 27 vjeçar i cili akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj ish-bashkëshortes së tij.
Informacionet bëjnë me dije se ndalimi i F. L. është bërë në lagjen Vasil Shanto, Shkodër, në ambjentet e një lokali ka ushtruar dhunë fizike ndaj 27 vjecares, ish-bashkëshortes së tij banuese në Shkodër.
Njoftimi i policisë Shkodër:
Dhunon ish bashkëshorten në lokal, arrestohet 27 vjeçari, nga policia
Nga strukturat e Komisariatit të Policisë Shkoder, u arrestua në flagrancë shtetasi F. L. 27 vjeç, banues në lagjen Liria, Shkodër.
Arrestimi i tij u bë pasi në lagjen Vasil Shanto, Shkodër, në ambjentet e një lokali ka ushtruar dhunë fizike ndaj 27 vjecares, ish-bashkëshortes së tij banuese në Shkodër.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër për veprën penale të “Dhunë në familje”./abcnews.al