Sondazh

 

Gara për Departamentet kryesore në polici/ 9 kandidatë në konkurs, vetëm 6 vetë do të marrin drejtimin e strukturave  

schedule11:14 - 20 Korrik, 2026

schedule 11:14 - 20 Korrik, 2026

Është mbyllur afati i aplikimeve për garën për drejtuesit e gjashtë departamenteve kryesore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Afati për paraqitjen e kandidaturave përfundoi të premten, më 17 korrik.

Gazetarja Bleona Sari tha për ABC News se në proces kanë aplikuar gjithsej 9 kandidatë, të cilët do të konkurrojnë për drejtimin e strukturave më të rëndësishme të Policisë së Shtetit.



Në përfundim të procedurës, gjashtë prej tyre do të emërohen në krye të departamenteve.

Në garë janë Pëllumb Seferi, Artan Barjaktari, Lorenc Panganika, Saimir Muçaj, Hergis Jica, Idajet Faskaj, Ferdinand Mara, Alban Dauti dhe Lufti Minxhozi.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!