Një grua rreth 45-vjecc është nxjerrë e pajetë nga ujërat e liqenit të thatë në Kryeqytet paraditen e së enjtes. Sipas burimeve nga Policia, banorët e zonës kanë sinjalizuar pasi një mjet kishte bllokuar rrugën, aty ku ishte lënë për rreth 30 min teksa policia shkoi për verifikim dhe konrtolloi për të gjetur drejtuesin e mjetit, hapën kamerat e sigurisë në zonë.
Aty ku zbuluan se gruaja rreth 45-vjecc e cila dyshohet se banonte afër zonës ku ndodhi ngjarja, kishte shkuar pranë liqenit kishte parkuar mjetin e saj Brenda kishte lënë disa sende personale dhe telefonin cellular dhe disa ilce që pas verifikimeve dyshohet se I merrte pasi vuante nga depresioni.
Sipas kamerave të sigurisë të kqyrura nga anëtar të grupit të hetimit, pasi parkon makinën gruaja duket që lëviz në zonë rreth 10 mion duke parë rreth liqenit më pas futet në ujë.
Pas rreth 45 minutash kërkime nga polumbarët dhe efektivë të policisë ata nxorën trupin e pajetë, që sipas burimeve është identifikuar si Migena Topi.
Kjo e fundit la pas një vajzë rreth 20 vjecc, teksa prej rreth një viti vuante nga depresioni pas ndarjes nga jeta të motrës së saj.



