Kreu i Bindjes Demokratike Astrit Patozi ishte i ftuar në studion e Abc News. Mes të tjerash gjatë bisedës Patozi dha komentin e tij edhe lidhur me situatën e shkaktuar nga tërmeti tragjik në Shqipëri.
I pyetur nga gazetari Endri Xhafo nëse do duhej të ulej në tryezë Lulzim Basha me Edi Ramën, Patozi tha se thirrja e kryeministit kishte ligësi.
Mirëpo, sipas tij edhe nëse Basha do pranonte të ulej, duhet ta vinte në vështirësi qeverinë.
“Nuk do kishte të e keqe të uleshe, por duhej të uleshe në një mënyrë që ta vinte në vështirësi qeverinë. Duhet t’i thoshte çfarë kërkon nga unë se fatkeqësia na ka rënë të gjithëve. Çfarë kërkoj unë nga ti dhe takohemi në zgjedhje. Edhe psë nuk u takuan nuk ka asnjë problem. Unë besoj se ka pasur një lloj ligësie nga ana e kryeministrit që i bënte thirrje cdo dy orë Bashës a thua se ai takim do sillte ilacin çudibërës. Unë mendoj se kjo është edhe qeveri e paaftë por edhe e korruptuar. Të mos harrojmë që i ka ngelur në dorë edhe një pjesë e pushteti që nuk i takonte ta kishte’, tha Patozi.
I pyetur më tej nëse është e gatshme opozita aktuale të vijë në pushtet, ai tha se duhet të ketë një reflektim. “Unë do të doja të ishin por nuk ka prova. Shpresoj shumë që të ketë reflektim. Lëri këto përrallat zgjedhjet e parakohshme se nuk i do PD. Do shkojnë në zgjedhje në 2021 nëse do ketë reflektim”, deklaroi Patozi, ndërsa shtoi se BD do të bëjë të gjihta përpjekjet e veta./abcnews.al