Korçë- Policia Kufitare ka shtuar kontrollet për goditjen e paligjshmërive në kufi.
Gjatë kontrolleve është arrestuar shoferi 54-vjeçar, Niko Zekolli, pasi kontrabandoi veshje nga Greqia.
Sipas hetimeve veshjet e kontrabanduara kapin vlerën rreth 100 mijë euro.
“Në vijim të kontrolleve sistematike dhe atyre të bazuara në informacionet policore të marra në rrugë operative, shërbimet e DVKM Korçë, në hyrje të RSh-së, në PKK Kapshticë, kaluan për kontroll në vijën e dytë autobusin me drejtues shtetasin 54 vjeç, banues në fshatin Neviçisht, Korçë”, thuhet ne njoftimin e policise.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.
/abcnews.al/

