Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Vlora Hyseni, në dosjen “AKSHI”/ Dy akuza: Përkrahje e autorit të krimit, nxjerrje sekreti shtetëror

schedule09:23 - 22 Shtator, 2026

schedule 09:23 - 22 Shtator, 2026

Dy masa sigurie u firmosën nga Gjykata e Posaçme për drejtoreshën e Shërbimit Informativ Shtetëror Vlora Hyseni, “pezullim nga detyra dhe “arrest shtëpie”, si person që dyshohet nga SPAK se ka përkrahur një autor krimi dhe ka nxjerë sekrete shtetërore.

Masat ndaj saj nuk u ekzekutuan pasi Hyseni ndodhet jashtë vendit, ndërsa operacioni i prokurorisë lidhet me fraksionin e ndarë për abuzimet me tenderat e AKSH, çështje që po hetohet nga dy prokurorë.

Për aferën e AKSHIT, po hetohen dhjetra persona mes të cilëve dy biznesmenët Ergys Agasi dhe Ermal Beqiraj, të dy të arrestuar, si dhe ish drejtoresha Mirlinda Karçanaj dhe një grup biznesmenësh të tjerë të akuzuar për vepra të rënda penale.



Vlora Hyseni u emërua në postin e drejtueses së SHISH në prill të vitit 2023.

Përpara këtij emërimi, ajo ka pasur një karrierë të gjatë në strukturat e sigurisë kombëtare në Kosovë.

Njoftimi i plotë i SPAK

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po kryhen hetime në kuadër të procedimit penal nr. 20/1 të vitit 2025.

Pas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionit dhe Krimin e Organizuar,  me vendimin nr. 67, datë 21.9.2026 ka caktuar këto masa sigurimi:

  1. “Arrest në shtëpi” dhe “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, parashikuar nga nenet 237 dhe 242 të Kodit të Procedurës Penale, ndaj shtetases V. H., me detyrë Drejtor i Shërbimit Informativ Shtetëror (SHSH), si person nën hetim për veprat penale të parashikuara nga nenet 320/2 dhe 295/a/1 të Kodit Penal.
  1. “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale për shtetasin F.K., me detyrë “Përgjegjës Sektori” në Institutin të Policisë Shkencore, si person nën hetim për veprën penale të parashikuar nga neni 295/a/1 i Kodit Penal.
  1. “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale për shtetasin E.S., punonjës i shoqërisë “Agroturizëm Kodra e Kuajve”, si person nën hetim për veprën penale të parashikuar nga neni 302/2 i Kodit Penal.

Këto vendime i janë dërguar Policisë së Shtetit e cila ka ekzekutuar dy prej tyre.

Me vendimin nr. 618, datë 20.9.2026, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionit dhe Krimin e Organizuar, ka lejuar kontrollin e banesës dhe kontrollin personal të shtetasit I.P., ish funksionar i lartë i Policisë së Shtetit.

Me vendimin nr. 619, datë 21.9.2026, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lejuar kontrollin e kompleksit të vilave që ndodhen në adresën; kryqëzimi i rrugës “Durrësi në Shekuj” dhe rrugës “Bajram Tusha”, në zonën e Shkozet, Durrës.

Prokuroria e Posaçme falënderon Policinë e Shtetit për mbështetjen në ekzekutimin e këtyre vendimeve./abcnews.al

LEXO EDHE:
Hetime ndaj drejtueses së SHISH/ SPAK kërkon pezullimin e Vlora Hysenit dhe arrest shtëpiak

Kontroll në banesën e tij, ish kryepolici Ilir Proda del nga SPAK

Hetimet e SPAK/ Aksion edhe në Durrës, arrestohet shefi i Laboratorit Shkencor të Policisë dhe pronari i një biznesi

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!