Një shtetas belg, 48 vjeç, ka humbur jetën mbrëmjen e 21 shtatorit në Golem.
Sipas informacionit paraprak të Policisë, rreth orës 20:00, shtetasi belg dyshohet se është vetëhedhur nga kati i tretë i një hoteli.
Si pasojë e rënies, 48-vjeçari ka humbur jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit./abcnews.al

