Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Jalë/ 32-vjeçarja humb jetën në hotel, dyshohet për shkaqe natyrale

schedule21:17 - 21 Shtator, 2026

schedule 21:17 - 21 Shtator, 2026

Një 32-vjeçare ka ndërruar jetë mbrëmjen e së hënës në Jalë, Himarë, pasi kishte shfaqur probleme shëndetësore gjatë qëndrimit në një hotel.

Sipas informacionit paraprak të Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:40. Shtetasja, 32 vjeçe, lindur në Londër, Mbretëria e Bashkuar, e cila ishte akomoduar në një hotel në Jalë, ka kërkuar ndihmë në recepsion pasi nuk ishte ndjerë mirë.

Stafi i hotelit e ka transportuar menjëherë drejt Qendrës Shëndetësore, ku, pavarësisht ndihmës së dhënë nga mjekët, 32-vjeçarja ka ndërruar jetë.



Nga verifikimet paraprake dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale. Sipas mjekëve, e reja kishte pasur probleme shëndetësore, konkretisht me frymëmarrjen dhe diabetin.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet procedurale për të përcaktuar shkakun e plotë të vdekjes.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!