Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Operacioni i SPAK/ Masa edhe për dy ekspertë kriminalistë, një i Tiranës tjetri i Drejtorisë vendore Durrës

schedule09:47 - 22 Shtator, 2026

schedule 09:47 - 22 Shtator, 2026

Përveç “arrestit në shtëpi” dhe “pezullimit nga detyra” të vendosur ndaj Vlora Hysenit nga GJKKO, por të cilat nuk janë ekzekutuar ende për shkak se ndodhet jashtështetit.

Janë ekzekutuar 2 masa të tjera për dy ekspertë kriminalistë të policisë, njëri në Tiranë e tjetri në Durrës. Fatjon Kalluci – shef tek laboratori shkencor i policisë dhe Embro Sulejmani – pronar i një biznesi në Durrës.

Në kuadër të hetimeve për dosjen AKSHI, GJKKO ka vendosur masën e sigurisë së arrestit në shtëpi si dhe ka pezulluar nga detyra Vlora Hysenin, drejtoreshën e Shërbimit Informativ të Shtetit. Ajo dyshohet për dy vepra penale, përkrahje të autorit të krimit dhe nxjerrje të sekretit shtetëror. Hyseni rezulton jashtë shtetit.

Operacioni është ende në vijim.  SPAK po zhvillon gjithashtu kontrolle në banesën e Ilir Prodës, ish-drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Veç Prodës, po kontrollohen edhe banesa të zyrtarëve të tjerë të policisë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!