Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Përfshihet nga flakët një makinë në Vlorë, policia dyshon për zjarrvënie të qëllimshme

schedule09:37 - 22 Shtator, 2026

schedule 09:37 - 22 Shtator, 2026

Një automjet i parkuar është përfshirë nga flakët pak pas mesnatës së të hënës, në lagjen “24 Maji” të Vlorës.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 01:00, ndërsa automjeti është përfshirë tërësisht nga zjarri.

Makina e djegur i përket shtetases Silvana Nikaj. Është drejtoreshë shkolle 9-vjeçare.

Policia dyshon se zjarrvënia mund të ketë qenë e qëllimshme dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Në kuadër të hetimeve, po verifikohen edhe pamjet e kamerave të sigurisë të bizneseve dhe banesave përreth, me qëllim identifikimin e personave që mund të kenë lidhje me ngjarjen.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!