Një depo e improvizuar në tarracën e një pallati është përfshirë nga flakët pak minuta më parë në lagjen nr. 4 të qytetit të Korçës.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat po ndërhyjnë për shuarjen e zjarrit. E pranishme është edhe Policia e Shtetit.
Fatmirësisht, nuk raportohen persona të lënduar, ndërsa deri në këto momente nuk dihen shkaqet e zjarrit.

