Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç do të vizitojë Kosovën këtë fundjavë. Mediat kosoare shkruajnë se lajmi është konfirmuar nga ministria e jashtme e Kosovës, e cila ka sqaruar në një deklaratë për media se pas kërkesës, nga presidenti i Serbisë ndaj institucioneve të Republikës së Kosovës për vizitë në Kosovë, I është dhënë leja. Në deklaratë shkruhet ndër të tjera se kreut të shtetit serb i është kërkuar që gjatë qëndrimit në territorin e Kosovës të sillet mirë dhe të respektojë rregullat./abcnews.al
Qeveria lejon Presidentin Vuçiç të vizitojë Kosovën në fundjavë
schedule15:11 - 17 Janar, 2018
schedule 15:11 - 17 Janar, 2018