Kryeprokurori në zonat e tërmetit, a ekzistojnë të gjitha dosjet e nxehta që kërkohen?

schedule17:17 - 7 Dhjetor, 2019

schedule 17:17 - 7 Dhjetor, 2019

Prokurori i përgjithshëm Olsjan Çela u takua sot me prokurorët e Durrësit, Krujës dhe Lezhës që po heton për fajtorë në ndërtesat që u shembën nga tërmeti. Çela tha se ligji do të godasë këdo, qoftë ndërtues, qoftë zyrtar.

Durrësi ishte stacioni i parë i Olsjan Çelës si Prokuror i Përgjithshëm. Për 90 minuta, kryeprokurori u takua me grupin hetimor që po kërkon fajtorët për ndërtesat e dëmtuara nga tërmeti.

I pyetur nga ABC News nëse do të ketë zyrtarë të bashkisë Durrës që do të shkojnë në burg, Çela nuk përjashtoi askënd.

Shefi i prokurorisë nuk ndante të njëjtin shqetësim me ata që thonë se shembja e këtyre ndërtesave, shkatërron provat.

Prokuroria ka marrë disa dosje lejesh ndërtimi nga zyra e urbanistikës në bashkinë Durrës, por ende nuk dihet nëse të aty janë të gjitha dosjet e nxehta që kërkohen.

Anita Jella, shefja e prokurorisë së Durrësit, kërkoi ekspertë ndërtimi pranë institucionit të saj.

Pas Durrësit, kryeprokurori u takua me hetuesit e Krujës dhe Lezhës, dy rrethe ku po hetohet po ashtu për abuzime me ndërtimet./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!