Shpërthimi i Metës pas takimit me Bujar Nishanin: SHBA-të janë si shpirt!

schedule15:28 - 21 Nëntor, 2019

schedule 15:28 - 21 Nëntor, 2019

Presidenti Ilir Meta sot priti në zyrë Bujar Nishanin për problematikën e lindur me Gjykatën Kushtetuese. Pas këtij takimi, kreu i shtetit Meta u shpreh lidhur me gjyatin e shkarkuar nga KPK-ja dhe për komunikimin me zyrë të huaj.

Presidenti Ilir Meta zgjodhi në këtë mënyrë të nderonte ushtarin e Gardës së Republikës, ndërsa ishte duke dalë para gazetarëve. Ky akt i Presidenti, siç u mësua më pas, është shoqëruar dhe me një  komunikim  mes tyre, ku Meta i ka thënë ushtarit se ai është ushtari i dytë pas tij, në mbrojtje të Republikës.

Këtë të premte, pas Mejdanit dhe Berishës, Meta priti në zyrën ish-Presidentin Bujar Nishani lidhur me ngërçin e Krijuar në Gjykatën Kushtetuese. Kreu i shtetit nuk u shpreh i surprizuar nga vendimi i sotëm që KPK mori për shkarkimin e të emëruarit në Kushtetuese, Besnik Muçin si i papërshtatshëm për të vijuar punën.

Ndërkohë këtë konsideratë pati për SHBA-të, pas kërkesës së selisë diplomatike për të çuar “ngërçin” në Komisionin e Venecias.

“SHBA-të janë si shpirt”. Këtë nuk e shprehu për diplomat të tjerë që i vuri në paralele me qeverinë.

Ndërsa ish-Presidenti Bujar Nishani deklaroi se nga Presidenti Ilir Meta nuk mori vetëm shqetësimet për Gjykatën Kushtetuese.

“Duan të marrin presidencën”, tha Nishani.

Kreu i shtetit do të vijojë edhe gjatë ditëve të ardhshme të takojë zyrtarë për çështjen e Kushtetueses./abcnews.al