Tirana ka ende probleme me mungesën e pastërtisë nëpër rrugë. Nuk janë vetëm qytetarët që e bëjnë pis, por edhe bizneset të cilët përzgjedhin t’i hedhin në rrugë mbeturinat dhe jo në koshat përkatës.
Në Tiranë ka nga ta që pastrojnë.
Por ka edhe nga ata që hedhin akoma mbeturina në rrugë.
Këta të dytët janë më të fituar në disa rrugë të kryeqytetit, vecanërisht në zonat brenda lagjeve sic është kjo në unazën e re.
Janë qese letrash e mbetje të tjera të konsumit të jetës së përditshme që në këtë rrugë të Tiranës gjenden me shumicë.
Këmbëngulja e kryetarit të bashkisë për ta mbajtur pastër Tiranës artikulohet në deklarata të ndryshme, më e fundit është një postim në rrjetet sociale ku tregon se si kanë gjobitur një biznes se ka lënë mbeturinat në rrugë. Madje thotë se nuk përtojnë të hapin as qeset e mbeturinave për të vërtetuar fajtorin.
Nga një vëzhgim i ABC News edhe në rrugën myslym shyri ku është vendosur gjoba 500 mijë lekëshe shohim se ka dhe nga ata që e kanë justifikuar hedhjen e mbeturinave në trotuar duke e vendosur poshtë një koshi.
Ndërsa nëpër lagje kryesisht janë banorët ata që nuk kanë nevojë të tregohen të moderuar në përzgjedhjen e vendit për të hedhur mbeturinat sepse I mjafton të shohin hapësirën që u jep rruga./abcnews.al