Ishte e qartë se kredencialet nuk mund të ishin nga më të mirat.
Liga profesioniste saudite vërtet që ka në radhët e veta yje si Kristiano Ronaldo, Fabinjo, Benzema, Koman, Teo Hernandez, Reijnders, Zhoao Feliks apo Sadio Mane, por nuk mund të krahasohet me Serinë A, dhe Mario Mitaj po e provon.
Mbrojtësi I kombëtares shqiptare, që luajti të paktën gjysmën e kohës në Arabi, po arrin të shohë fushën vetëm në ndeshjet e Kupës së Italisë.
Pasi luajti për herë të parë në 16 gusht në fitoren 4-1 ndaj Askolit, ai u aktivizua edhe këtë të martë në sfidën gjithashtu në shtëpi kundër Zydtirolit.

