Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kardashian, 1 euro për grabitjen në Paris/ Gjykata pranoi shumën simbolike të kërkuar nga vetë ylli amerikan

schedule15:09 - 16 Shtator, 2026

schedule 15:09 - 16 Shtator, 2026

Kim Kardashian u kompensua me 1 euro për grabitjen që e traumatizoi dhe i shkaktoi një dëm prej miliona dollarësh në Paris, në vitin 2016.

Gjykata franceze vendosi që Kardashian të merrte shumën e kërkuar nga vetë paditësja, një shumë simbolike, sipas saj, për të theksuar nevojën e llogaridhënies.

Në vitin 2016, tetë burra, të njohur si “babagjyshat hajdutë”, mësynë në suitën ku Kim Kardashian ishte vendosur, teksa ndiqte Javën e Modës me motrat e saj, të vendosura në dhoma të ndryshme. Pasi e lidhën me ngjitës në sy, gojë dhe kyçe, grabitësit rrëmbyen bizhuteri me vlerë më shumë se 6 milionë dollarë, përfshirë një unazë diamanti që ajo e kishte mbajtur atë natë në një sfilatë të Givenchy-t. Gjithashtu, nga dora e Kardashian morën edhe unazën e fejesës, të dhuruar nga Kanye West.

Gjykata i dha edhe një ish-recepsionisti në Hôtel de Pourtalès 109,516 euro.

Kim Kardashian e përshkroi ngjarjen si “përvoja më e tmerrshme e jetës sime”.

Gjashtë prej grabitësve ishin në të 60-at dhe 70-at kur u gjykuan për grabitje të armatosur, rrëmbim, lidhje me bandat dhe akuza të tjera.

Meqenëse kishin kaluar kohë në paraburgim, asnjë nga ata që u shpallën fajtorë nuk u kthye në burg. Asnjëri prej tyre nuk e apeloi vendimin.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!