Këngën e fundit nuk e paska kënduar ende. Lionel Mesi është thirrur sërish nga kombëtarja e Argjentinës, në një lajm që ka krijuar habi, ndonëse është dhënë edhe një sqarim.
Vetëm pak javë pasi lajmëroi lamtumirën me ekipin përfaqësues, legjenda e futbollit botëror do të jetë sërish me shokët e skuadrës.
Kjo, sepse Federata Argjentinase e Futbollit ka vendosur që t’ia japë lamtumirën duke e nderuar me një ndeshje ku ai të luajë për herë të fundit.
Kjo ndeshje do të jetë një miqësore ndaj një rivali modest si Benini në 6 tetor të këtij viti në Buenos Aires.
Mbi 85 000 spektatorë do të jenë atë mbrëmje në stadiumin “Monumental” të River Plejtit në kryeqytet, për të brohoritur për herë të fundit emrin e superyllit, dhe për ta parë për herë po të fundit me fanelën “albiseleste”.
Mesi deklaroi largimin nga kombëtarja në 31 gusht, pak javë pas finales së Kupës së Botës që Argjentina e humbi ndaj Spanjës.
Legjenda e futbollit, që është 39 vjeç, fitoi titullin botëror në 2022 në Katar, si dhe ka fituar dy herë Kupën e Amerikës.

