Sezoni nisi në mënyrë të shkëlqyer, por ç’e do. Ervin Skela, një nga legjendat e viteve 2000 në kombëtaren e Shqipërisë, fitoi Superkupën e Francës 4 javë më parë, si ndihmëstrajner I Lensit, në krah të teknikut kryesor, Dino Topmëler.
Gjermani e kishte marrë shqiptarin si ndihmësin e tij kryesor, dhe lumturia ishte e madhe pasi në finale u mund kampiona e Europës dhe e Francës, Paris SG.
Gjithsesi, fillimi i mirë këtë herë nuk ishte gjysma e punës, sidomos në një skuadër që vjet doli nënkampione e vendit dhe fitoi Kupën e Francës majin e kaluar.
Lensi aktualisht mban vetëm vendin e 10-të në kampionat, me vetëm 4 pikë në 4 ndeshje, dhe siç njofton e përditshmja “L’Ekip”, trajneri Topmëler është shkarkuar.
Bashkë me të edhe Skela.
Një mëkat, por siç thuhet trajnerët janë gjithmonë me valixhet gati për të ikur.
Në Gjermani, ish-mesfushori i talentuar kuqezi ka qenë vazhdimisht I lidhur me Ajntrahtin e Frankfurtit, ku arriti të drejtonte deri edhe ekipet e moshave në Akademi.
Shkëlqimin më të madh Skela e pati si futbollist, dhe me Frankfurtin ka luajtur 99 ndeshje, ka shënuar 28 gola e ka shërbyer 20 asistë, ndërsa në 550 ndeshje bashkë me Shqipërinë, ka arritur në 94 gola e 55 asistë.

