Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Mehmeti, gol kampionëve/ Futbollisti shqiptar shkëlqen në Kupën e Ligës në Angli

schedule15:12 - 16 Shtator, 2026

schedule 15:12 - 16 Shtator, 2026

I duruari, i fituari. Natyrisht, Anis Mehmeti ende nuk e ka bërë debutimin në kampionatin më të fortë të botës, Premier Ligë, por gjithsesi, ai tregoi se është lojtar që mund të luajë në Angli.

Pak javë pasi refuzoi të zbriste sërish në kategorinë e dytë, dhe vendosi ta provonte fatin e tij tek Ipsuiçi në elitë, erdhi edhe kënaqësia e parë personale.

Në një ndeshje tepër të vështirë të Kupës së Ligës, apo siç quhet në Angli, të Kupës Karabao, arriti jo vetëm që të ishte titullar e të luante deri në fund, por edhe të shënonte.

Është tjetër histori që Arsenali bëri thuajse çfarë deshi në stadiumin “Portman Roud” ku ishin gati 30 000 spektatorë.

Kampionët e Anglisë dhe nënkampionët e Europës arritën epërsinë 4-0, edhe pse trajneri Arteta bëri rotacion të madh.

Sidoqoftë, “topçinjtë” kishin në fushë lojtarë mjaft të mirë si portieri Kepa, pastaj Zubimenti, Ljuis-Skelli, Bruno Gimaresh, Merino, Madueke, Gjëkeresh si dhe I riu Douman, autor I dy golave.

Mehmeti shënoi për 1-4 në 62’, ndërsa kishte qenë aktiv edhe më përpara.

Jo më kot, u shpall më I miri në fushë për Ipsuiçin.

Ndoshta, trajneri Geri O’Nill do të nisë të besojë më shumë tek ai, do ta ketë në planet e tij dhe do t’i japë minuta edhe në Premier Ligë.

Për yllin kuqezi kjo ishte ndeshja e parë në fushë, ndërsa në 4 sfida në Premier dhe një në Kupën e Ligës nuk ka qenë as në stol, porse në tribunë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!