Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Real shpëton nga turpi/ Fitore në sekondat e fundit në Elche, edhe pse kryesoi 2-0

schedule15:06 - 16 Shtator, 2026

schedule 15:06 - 16 Shtator, 2026

E nisi vërtet mirë, dhe u mendua se kolaudimi kishte përfunduar. Reali kryesoi deri në 2-0 në fushën e Elçes në ndeshjen e mesjavës në kampionatin spanjoll, duke dhënë idenë se do të ishte I denjë për garën për titull me Barcelonën kampione.

Gjithsesi, drama nuk u shmang, edhe pse turpërimit iu larguan vetëm për pak. E habitshme sesa shumë lontrast mund të ketë brenda një ndeshjeje të vetme një skuadër me yje të tillë.

Në fushë ishin si përherë Kurtua, Mbape, Vinisius, Kukureja, Valverde apo Çuameni e këtë herë Diomande e Gyler si titullarë. Një autogol nga portieri vendas Dituro dhe një rrjetë nga Kilian Mbape I dhanë Madridit avantazhin 2-0 që në 33’.

Sidoqoftë, pas pushimit, mjaftoi që të dilnin nga fusha Arda Gyler e Vinisius, që Elçe të shpërthente. Osorio në 71’ dhe Ninjo në 83’ realizuan për lumturinë e dhjetëra mijë tifozëve në stadium.

Murinjo, I rikthyer pas shumë vitesh në stolin “merenges”, po shikonte të shkatërrohej një tjetër ndeshje, por gjithsesi lëvizja e tij e radhës dha rezultat.

Në 86’ aktivizoi të riun Espi, I cili shënoi golin e fitores në minutën e parë shtesë. “Espi eviton një turpërim, – shkruan e shqetësuar “Marka”, – goli I tij në minutën e 91-të shpëton Madridin që shpërdoroi avantazhin 2-0!”

“Shpëtimtari I artë, – është titulli nga “AS”, – Karlos Espi sërish nxjerr nga balta Madridin. Elçe barazoi në 2-2 pas një tjetër zhgënjimi të të bardhëve!” Për momentin, Reali është me pikë të barabarta me Barcelonën, nga 15, veçse ka luajtur një ndeshje më shumë dhe diferenca në golaverazh që tani është me 6 gola/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!