VIDEO/ Përfshihet nga flakët banesa në Fier, digjen orenditë shtëpiake

schedule14:05 - 27 Gusht, 2024

schedule 14:05 - 27 Gusht, 2024

Një banesë në lagjen ‘Fermë Çlirimi’ në Fier u përfshi nga flakët mesditën e kësaj të marte.

Dy mjete zjarrfikëse mbërritën menjëherë në vendngjarje, ku arritën të lokalizojnë dhe të kontrollojnë zjarrin.

Ndërsa, nuk raportohet për dëme në njerëz, por flakët kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, duke përfshirë edhe orenditë shtëpiake.

Ndërkohë, autoritetet po hetojnë shkaqet e zjarrit./abcnews.al