Tragjike në Fushë Krujë. Një fëmijë dy vjeç nga fshati Mallkuç ka mbërritur pa shenje jetë në spitalin e Fushë Krujës.
Sipas informacioneve paraprake dyshohet se gjyshi i fëmijës Martin Kaçi ka aksidentuar mbesën e tij 2-vjeçe me automjet.
Si pasojë vogëlushja nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve.
“Më datë 05.02.2024, në Mallkuç, shtetasi Martin Kaçi, duke drejtuar automjetin në oborrin e banesës së tij, ka aksidentuar mbesën e tij të mitur, dy vjeçe, e cila si pasojë e dëmtimeve të marra, ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.
/abcnews.al/