Sondazh

Vendimi i Hagës:

  • Dështim i politikes shqiptare për të mbrojtur historinë 50%
  • Përpjekje e Europës për të barazuar viktimën me agresorin 50%
Loading ... Loading ...
 

Shqipëria, më pranë BE-së/ Zv.ministri i Ekonomisë: Sfida është që reformat të sjellin rezultate konkrete

schedule13:34 - 13 Tetor, 2026

schedule 13:34 - 13 Tetor, 2026

TIRANË – Shqipëria shënon një tjetër hap të rëndësishëm drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian. Sot, në Luksemburg, zhvillohet Konferenca e 10-të Ndërqeveritare Shqipëri–BE, ku pritet të formalizohet mbyllja e negociatave për Kapitullin 20, “Ndërmarrjet dhe Politikat Industriale”.

Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Martin Kajo u shpreh mbyllja e këtij kapitulli është një hap i rëndësishëm në rrugën që Shqipëria të bëhet pjesë e BE-së.

Gjatë një interviste për “News Line”, Kajo theksoi se mbyllja e kapitujve është sfiduese, që kërkon shumë punë dhe angazhim.



Ai theksoi se institucionet janë në krye të detyrës dhe po punojnë për të çuar përpara objektivin madhor për mbylljen e të gjithë kapitujve deri në fund të vitit 2027.

“Një hap më afër e integrimit të Shqipërisë në BE. Është një moment shumë i rëndësishëm dhe jemi shumë të lumtur për këtë moment. Të gjithë kapitujt janë sfidues, kërkojnë punë dhe angazhim të madh. Puna dhe angazhimi po jepet nga e gjithë qeveria dhe e gjithë administrata”, tha ai.

Ai theksoi se sfida kryesore është që reformat e ndërmarra të shndërrohen në rezultate konkrete dhe të prekshme.

“Nga dita e sotme, prioritet mbetet formalizimi dhe mbyllja e këtij kapitulli, ndërsa ne jemi të përqendruar për mbylljen e kapitujve të tjerë.  Mbyllet një kapitull shumë i rëndësishëm për ekonominë tonë, për bizneset tona.

Me mbyllje e kapitujve, integrimi ynë bëhet më i afërt. Sfida është që këto reforma të kenë rezultate konkrete.Sfida për biznesin shqiptar dhe ekonominë shqiptare është e madhe, por njëkohësisht benefitet janë shumë të mëdha. Tregu i BE është një treg i madh dhe kjo është një mundësi për biznesin shqiptar. Kompanitë shqiptare duhet të rrisin pjesën e konkurrueshmërisë”, theksoi ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!