Konsiderohet si Jamal i ri, madje më shumë se kaq: si Messi i ardhshëm. Emri i tij është JJ Gabriel. Sapo ka mbushur 16 vjeç dhe klubet më të mëdhej anembanë Evropës janë gati të bëjnë çmenduri financiare për të marrë shërbimet e tij.
Në fakt, një ankand I ethshëm ka nisur për talentin e rritur në Akademinë e Manchester United.
“Djajtë e Kuq” kanë bërë gjithçka për të mbajtur futbollistin e ri, që sipas rregullave të FIFA, sapo mbushi 16 vjeç ka kërkuar kontratën e parë profesioniste. Dëshira për një perspektivë dhe një kontrate më fitimprurëse e ka shtyrë lojtarin e lindur në vitin 2010 të shohë përtej Anglisë, në një Ligë ku nuk kanë frikë t’I besojnë talenteve, si përshëmbull në Spanjë.
Jo më kot, të paktën për momentin, në radhën e parë të pretendentëve janë dy gjigandët e futbollit iberik, Barcelona dhe Real Madrid.
Rivalët e përjetshëm kanë nisur një garë të fortë dhe shumëmilionëshe për të bindur JJ Gabriel, I cili sipas të gjitha gjasave mund të shndërrohet në sensacionin e radhës të futbollit botëror.
Sipas mediave spanjolle, “Los Blancos” gëzojnë një avantazh të lehtë, pasi kanë vendosur kontakte zyrtare me drejtuesit e United për të kuptuar vlerësimin ekonomik të 16 vjeçarit.
Raportet tregojnë se përfaqësuesit e lojtarit po kërkojnë një pagë që sillet rreth një milion euro, shumë që do të rritet në mënyrë eksponenciale çdo sezon. Edhe Bayern Munich ka shfaqur interes serioz, por JJ Gabriel duket më i prirur drejt një kalimi në La Liga.


