Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ronaldo, besnik i Arabisë/ Superylli portugez premton të mos largohet nga liga saudite

schedule13:00 - 13 Tetor, 2026

schedule 13:00 - 13 Tetor, 2026

Një lider nuk duhet të tërhiqet. Ka ndodhur edhe ndryshe me Kristiano Ronaldon, siç ishte përplasja e rëndë me trajnerin e kombëtares që e bëri të braktiste ekipin përfaqësues, por kur vjen puna tek Arabia Saudite, ai nuk ka lëkundje.

Legjenda e futbollit premtoi besnikëri dhe vazhdimësi tek Al Nasr, edhe pas acarimit të madh të situatës në Gjirin Persik, dhe sulmeve Huthi ndaj aeroportit të Riadit dhe objekteve të tjera saudite.

Premtimi I tij u bë menjëherë pas ndeshjes së fituar 3-1 pikërisht në Riad, ndaj rivalit nga Uzekistani, Nefçi, të vlefshme për Ligën e Kampionëve të Azisë.



Sfida filloi me vonesë për shkaqe sigurie, ndërsa ka pasur viktima e të plagosur në kryeqytetin saudit pas sulmeve nga Jemeni.

Pra CR7 do të vazhdojë në Lindjen e Mesme, ku ka kontratën me rrogën më të madhe në botë, por gjithsesi askush nuk mund të rrezikojë kokën dhe familjen, qoftë edhe për 200 milionë euro në sezon.

Ronaldo shënoi gol në ndeshjen ndaj Nefçit, dhe bëhet fjalë për rrjetën numër 981 në karrierë.

CR7 ka nevojë edhe për vetëm 19 gola për të arritur shifrën 1 000 në karrierë, për t’u bërë i pari në historinë e futbollit profesionist që ia del./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!