Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Lideri i ekstremit të djathtë në Francë mbështet partinë Vox në Spanjë, kritikon politikat e emigracionit

schedule12:49 - 13 Tetor, 2026

schedule 12:49 - 13 Tetor, 2026

Kreu i partisë franceze të ekstremit të djathtë, Jordan Bardella mbështeti sot partinë spanjolle Vox në prag të zgjedhjeve të 29 nëntorit, duke akuzuar politikat e emigracionit të kryeministrit Pedro Sanchez për rrezikimin e shoqërive në mbarë Evropën.

Duke folur në një aktivitet të Forumit “Nueva Economia” në Madrid, së bashku me kreun e Vox, Santiago Abascal, presidenti i Tubimit Kombëtar kritikoi programin e Spanjës për t’u dhënë status ligjor emigrantëve pa dokumente dhe bëri thirrje për kufizime më të rrepta të lëvizjes brenda Evropës.

“Politika e migracionit që ai ka ndjekur ka pasur pasoja dramatike, jo vetëm për shoqërinë spanjolle, por edhe për ekuilibrin e të gjitha shoqërive evropiane”, tha Bardella, duke iu referuar Sanchezit.



Ai akuzoi qeverinë spanjolle se po i ekspozon evropianët ndaj migracionit masiv, duke argumentuar se vendimet e saj rrezikojnë edhe popullsinë franceze.

Bardella shprehu shpresën që Abascal të bëhet kryeministër i Spanjës, duke e cilësuar atë si mik dhe partner evropian.

Një sondazh i fundit për transmetuesin spanjoll RTVE e renditi Vox në vendin e tretë, por parashikoi se numri i vendeve të tij në parlament pothuajse do të dyfishohej, duke i dhënë kështu Vox dhe Partisë Popullore konservatore së bashku shumicën parlamentare.

Ndërkohë, Tubimi Kombëtar kryeson në sondazhet për zgjedhjet presidenciale në Francë. Një sondazh i publikuar të hënën nga Toluna-Harris Interactive e vlerësoi Marine Le Pen me 35 deri në 37 për qind në raundin e parë të zgjedhjeve të vitit të ardhshëm.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!